Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Toca Doctor, nga 2.49€, falas. /iPhone
Toca Doctor është një lojë në të cilën ju duhet të eksploroni trupin e njeriut duke luajtur rolin e një doktorri. Kjo lojë i dedikohet të gjithë fëmijëve nëpërmjet të cilës, në mënyrë interaktive do të mësojmë më shumë për trupin e njeriut.


Web to PDF, nga 3,59€, falas /iPhone, iPad
Web to PDF është një program shumë i domosdoshëm për iOS, një zgjidhje e mirë për të kthyer një faqe Web në një format PDF dhe shumë funksione të tjera.



Vintagio, nga 3.79€, falas. /iPhone
Vintagio është një program për modifikimin e file-eve video i cili na jep mundësinë ti shtojmë shumë efekte grafike të cilat do ti japin një prekje profesionale filmimeve që keni ruajtur në iPhone. Ja vlen ta provoni në qoftë se jeni të apasionuar.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment