Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

LeechTunes, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
LeechTunes është një program i cili na lejon të dëgjojmë muzikën që kemi në iPhone ose iPad, në mënyrë të thjeshtë dhe me një grafikë mjaft tërheqëse. Programi ofron edhe disa mënyra për të komanduar pjesën në ekzekutim, të cilat thjeshtëzojnë përdorimin.


Instaflash Pro, nga 1.79€, Falas /iPhone, iPad
Instaflash ju lejon të modifikoni fotot në çast duke përdorur teknologjinë LCE (Lighting and Contrast Enhancement). Ajo i shton pjesëve të errëta një ndriçim natyral duke ruajtur kontrastin dhe detajet e tjera duke përdorur algoritmin e ACDSee.


Color Rush Ninja, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë të ambentuar në një botë plot ngjyra disa forma të çuditshme do të tentojnë të ndalojnë personazhin e lojës drejt misionit të tij. Me një prekje ai do të asgjesojë këto krijesa që mund ti shkaktojnë atij shumë dëme. Ja vlen ta provoni.


- Slingshot Racing, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Slingshot Racing është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të garoni në pista të ngrira me akull me makinën tuaj të borës. Gjatë lojës do keni mundësi të përditësoni mjetin në mënyrë që të fitoni garat me çdo kusht. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Final Fury Pro, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Bota është pushtuar nga Alienë dhe shumë njerëz po vdesin. Detyra juaj është të organizoni luftëtarët njerëzorë kundra tyre. Më pas merrni pjesë në beteja të ndryshme ku duhet të tregoni aftësitë tuaja në luftime me armë. Loja mund të luhet në mënyrë karriere ose online me miqtë tuaj. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment