Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa prej aplikacioneve më interesante në ofertë për ditën e sotme:

Little Builders, nga 2,99€, falas /iPhone, iPad
Një lojë shumë argëtuese për më të vegjlit, e thjeshtë për t'u luajtuar dhe edukuese, do të dërgojë fëmijët tuaj në botën e kantiereve dhe ndërtimeve.


- Jump Out, nga 0.89€, Falas. /iPhone 
Disa insekte janë bllokuar vënde jo të përshtatshme për jetesën e tyre pas një uragani të madh. Ju duhet ti ndihmoni ato të dalin nga këto kurthe me të gjitha forcat në qoftë se doni që ato të mbijetojnë. Duhet të kaloni shumë pengesa që ti nxirrni jashtë këto insekte.


PhotoString, nga 0.89€, falas. /iPhone
Ky program na lejon të grupojmë fotot që kemi në iPhone në mënyrë vertikale ose horizontale. Pasi krijoni sekuencën e fotove tuaja, mund ti ruani ato në iPhone ose në Facebook apo Twitter. Mund ti ndani fotografitë sipas disa etiketave dhe në këtë mënyrë do ta keni më të lehtë ti menaxhoni ato. Ja vlen ta keni në iPhone-in tuaj këtë program.


Halftone 2, nga 1.89€, falas. /iPhone, iPad
Halftone 2 është një program i cili na jep mundësinë të krijojmë sekuenca komike me fotot që kemi në iPhone ose iPad. Programi është mjaft i thjeshtë dhe intuitiv për tu përdorur dhe ofron disa funksione të tjera mjaft interesante.


- Clone Magic, nga 1,99€, falas /iPhone, iPad
Një aplikacion profesional për modifikimin e fotove që shumëfishon personazhet në foto.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment