Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Vintique, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Vintique është një program mjaft potent për të modifikuar fotografitë. Ofron disa filtra dhe algoritme të cilat aplikohen tek fotot dhe do të gjeni rreth 32 efekte filtrash të cilat ofron një kualitet mjaft të lartë. Mund të rregulloni kontrastin e fotove si dhe mjaft komponentë të tjerë. Ja vlen ta keni këtë program në qoftë se jeni të apasionuar pas fotografisë.


- Voice Notes Pro, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Voice Notes Pro është një program i cili na jep mundësinë të krijojmë shënime vokale. Kjo do të thotë se ju mund të rregjistroni biseda e më pas ti ruani në formën e shënimeve duke i përcaktuar një titull apo edhe përshkrime. Ja vlen ta provoni këtë program.


Downhill Supreme, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Downhill Supreme është një lojë mjaft e bukur ku ju do të luani në rolin e një të apasionuari mbas biçikletës. Ju do të përshkruani rrugë ekstreme dhe gjatë niveleve do të mësoni të bëni akrobatci në rrugët me pengesa. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Virtual City, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Virtual City është një lojë mjaft e veçantë në stilin e saj. Në qoftë se keni dëshiruar ndonjëherë të jeni bosi i një qyteti dhe ta ndërtoni atë sipas ëndrrave të juaja atëherë kjo lojë pasqyron këtë dëshirë. Ju keni rrolin e drejtuesit më të lartë të një qyteti dhe duhet të vini në ekujlibër punën e banorëve, ekonominë, kënaqësinë e tyre dhe mbi të gjitha të ndërtoni këtë qytet në mënyrë të tillë që të jetë si një parajsë për banorët që jetojnë aty.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment