Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Instaflash, nga 0,89€, Falas /iPhone, iPad
Instaflash ju lejon të modifikoni fotot në çast duke përdorur teknologjinë LCE (Lighting and Contrast Enhancement). Ajo i shton pjesëve të errëta një ndriçim natyral duke ruajtur kontrastin dhe detajet e tjera duke përdorur algoritmin e ACDSee.


FileApp (File Manager & Document Reader), nga 5.49€, falas. /iPhone, iPad
Program është një File Manager për iPhone ose iPad i cili na lejon të kopjojmë, spostojmë ose transferojmë file-të ndryshëm. Gjithashtu programi na lejon të hapim çdo format file-i me programin e duhur kur ai nuk arrinë ti hapë. Me këtë program mund të lexojmë çdo lloj file me format *.pdf. Nxitoni ta shkarkoni sepse është falas vetëm për pak orë.


Soviet Posters HD, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Soviet Posters është një program i cili na ofron rreth 760 postera të krijuara në kohën e sistemit komunist në Rusi, ndër vite. Do të keni mundësinë të shikoni me fotografi propagandën më të madhe të të gjitha kohërave. Për të apasionuarit e historisë, ne jua këshillojmë këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

2 comments: