Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Gangstar Vegas, nga 5,99€, falas /iPhone, iPad
Një lojë me të vërtetë interesante që ka histori të ngjashme me një film. Duhet të përfundoni plot 80 misione plot aksion, duke bërë aleanca me personazhe të rrezikshëm, me një objektiv të vetëm, të merrni nën kontroll qytetin.


- Tap Studio 3 PRO, nga 2.79€, falas. /iPhone
Tap Studio është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të krijoni mikse muzikore e më pas mund ti ndani ato me miqtë tuaj ose ti sfidoni ato online me krijimet ë do të bëni. Në bazë të krijimit ju do të merrni pikë të cilat do t'ju ndihmojnë të rënditeni ndër vëndet e para në të gjithë botën.


Froggy Splash 2, nga 0,99€, falas /iPhone, iPad
Froggy Splash është një lojë e bazuar tek fizika. Një dorezë e madhe boksi, e fiksuar në një makineri, do të godasë bretkosën me një fuqi që do të ndryshojë dhe që do të varet nga shpejtësia e reagimit tonë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment