Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Qwak, nga 0.89€, falas. /iPhone
Qwak është një lojë me temë kuic ku ju duhet të tregoni shkathtësinë tuaj për të eliminuar frutat si një Ninja i vërtetë. Gjithashtu duhet të kini kujdes sepse nuk duhet të eliminoni çdo objekt në sfond. Ja vlen ta provoni këtë lojë në kohën tuaj të lirë.


SkySafari 4, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Ky program na lejon të kemi një pamje në 3 dimensione të qiellit dhe në qoftë se drejtojmë iPhone ose iPad në një drejtim ai na tregon të gjithue sistemin yjor duke na dhënë informacion edhe mbi emrat e yjeve ose sistemin që ato formojnë.


Step Out Of Bed, nga 0,89€, falas /iPhone, iPad
Zilja më e mirë për tu zgjuar në kohë çdo mëngjes me muzikën tuaj të preferuar, vjen sot falas për një kohë mjaft të limituar.


Paper Piano, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Paper Piano është një program mjaft i veçantë në llojin e tij. Ai do të na lejojë të përdorim një fletë letre si një tastierë pianoje. Do të mjaftojë të printoni në një fletë të bardhë tastet e pianos dhe të vendosni iPhone në pozicionin horizontal mbi fletën e letrës. Kamera e iPhone do të njohë çdo lëvizje të gishtave mbi tastierën e printuar dhe do ti interpretojë ato si një lëvizje mbi një tast e cila më pas do të prodhojë një notë të tastierës.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment