Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Hatchi: Retro Virtual Pet, nga 0.99€, falas. /iPhone, iPad
Hatchi është një krijesë virutuale për të cilin ju duhet të kujdeseni në mënyrë që ai të rritet i shëndetshëm. Gjatë ditës do të jeni kujdestari i tij dhe do ta ndihmoni atë që të jetë sa më i lumtur në jetën e tij. Pra Hatchi do të bëhet një personazh mjaft i dashur i cili ka nevojë për ju. Ja vlen ta provoni.


DropZap 2, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
DropZap është një lojë me temë puzzle në të cilën ju duhet të bashkoni rrathët me të njëjtën ngjyrë derisa ato të shkrihen me njëri tjetrin. Loja është mjaft e thjeshtë dhe një mënyrë e mirë për të kaluar kohën tuaj të lirë.


Amigo Pancho, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Amigo Pancho është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të ndihmoni Pancho të ngjitet sa më lart në horizont. Duhet të keni kujdes sepse gjatë rrugës do të gjeni vështirësi ku duhet ti evitoni ose ti ndaloni t'ju bëjnë keq. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


- Godfire: Rise of Prometheus, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Godfire është një lojë mjaft e bukur ku ju do të luftoni në Greqinë antike në një ambjent grafik mjaft të bukur edhe real. Gjatë lojës do të merrni pjesë në shumë aksione në të cilat do të luftoni me të gjitha aftësitë tuaja ku më pas mund ti përditësoni ato. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment