Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

ContactsXL + Facebook Sync, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Ky program na lejon të menaxhojmë kontaktet telefonike, ato të email si dhe kontaktet në Facebook, në mënyrë të thjeshtë e të shpejtë.


- Draw Pad Pro, nga 2.89€, falas. /iPhone, iPad
Draw Pad Pro është një program mjaft i dobishëm nëpërmjet të cilit mund të mbajmë shënime ose mund të vizatojmë ide që kemi në mëndje. Programi është mjaft i thjeshtë për tu përdorur dhe do të jetë një kënaqësi e vërtetë të përdorni këtë program.


Final Fury Pro, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Bota është pushtuar nga Alienë dhe shumë njerëz po vdesin. Detyra juaj është të organizoni luftëtarët njerëzorë kundra tyre. Më pas merrni pjesë në beteja të ndryshme ku duhet të tregoni aftësitë tuaja në luftime me armë. Loja mund të luhet në mënyrë karriere ose online me miqtë tuaj. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad.


Before Leaving, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Before Leaving është një program i cili na jep mundësinë të kemi në iPhone ose iPad, mundësinë për të ruajtur në mënyrë mjaft të thjeshtë një listë me gjërat që duhet të merrni me vete përpara se të nisemi për ndonjë udhëtim.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment