Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Path Input Pro, nga 1.79€, falas. /iPhone
Path Input Pro është një program mjaft interesante i cili na jep mundësinë të shkruajmë tekst duke rrëshkitur gishtin nga një shkronjë në tjetër. Në qoftë se jeni kurioz ta provoni këtë mënyrë të shkruari me iPhone-in tuaj.


- Garfield's Escape, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë do të luani në rolin e maçokut Garfild i cili do ti duhet të kalojë pengesat që i kanë vendosur në shtëpinë ku ai jeton. Me kalimin e misioneve pengesat do të bëhen edhe më të vështira kështuqë do t'ju duhet të kini akoma më shumë kujdes. Ja vlen ta provoni!


System Monitor, nga 0.89€, falas. /iPhone
Ky program është një nga programet më të kompletuara në App Store për të liruar memorien RAM, për  ta monitoruar atë, për të kontrolluar jetëgjatësinë e baterisë, si dhe për monitorimin e proçesorit dhe memories fikse. Sot mund ta shkarkoni falas dhe ja vlen ta keni në iPhone këtë program.


Powercam 7, nga 1.79€, falas. /iPhone
Powercam 7 është një program mjaft i dobishëm për iPhone-in tuaj nëpërmjet të cilit mund të bëni foto dhe video në mënyrë mjaft profesionale dhe inovative. Ju mund ti aplikoni fotokamerës efekte grafike në kohë reale si dhe shumë funksione që do ti zbuloni duke përdorur programin.


- Draw Pad Pro, nga 2.89€, falas. /iPhone, iPad
Draw Pad Pro është një program mjaft i dobishëm nëpërmjet të cilit mund të mbajmë shënime ose mund të vizatojmë ide që kemi në mëndje. Programi është mjaft i thjeshtë për tu përdorur dhe do të jetë një kënaqësi e vërtetë të përdorni këtë program.


- Motion Tennis, nga 4.79€, falas. /iPhone
Motion Tennis është loja e parë për iOS që shfrytëzon teknologjinë Rolomotion, që na lejon të shfrytëzojmë të gjithë sensorët e iPhone dhe iPod touch për ta t'i transformuar ato në një rraketë tenisi. Loja duhet të luhet në një Apple TV duke përdorur teknologjinë AirPlay Mirroring, në mënyrë të ngjashme me Wii Remote.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment