Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

iBomber Attack, nga 2.69€, falas. /iPhone 
iBomber Attack është një lojë mjaft interesante dhe tërheqëse në të cilën ju duhet të luftoni kundra armikut me armë nga më të ndryshme në 24 misione ku vështirësia rritet nga misioni në mision. Loja është ndërtuar mbi një grafikë mjaft reale. Ja vlen ta provoni.


Pocket Lists, nga 4.49€, falas. /iPhone
Ky aplikacion na lejon të krijojmë lista me gjërat që duhet të bëjmë dhe na ofron shumë funksione.


iReminder - Mastermind Edition, nga 1,99€, falas /iPhone, iPad
Një aplikacion mjaft i kompletuar për iOS për të kujtuar gjërat që keni për të bërë. Ka një dizajn modern dhe mjaft efikas.


Net Master HD - IT Tools & Lan Scanner, nga 5.49€, falas. /iPad
Net Master është një program i cili i dedikohet personave që punojnë si IT dhe sjell për ato disa funksione mjaft profesionale për punën e tyre. Këto funksione sillen në mënyrë mjaft të thjeshtë nëpërmjet këtij programi i cili do t'ju lehtësojë disi punën tuaj. Ja vlen ta keni në iPhone.


PhotoViva, nga 1.99€, Falas /iPhone, iPad 
PhotoViva është një aplikacion mjaft potent për të modifikuar foto dhe për të shtuar vizatime me dorë të lirë në fotot që duam të modifikojmë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

1 comment:

  1. Për programin - Net Master HD - IT Tools & Lan Scanner si ja vlen me pas ne iphone kur programi punon vetem ne Ipad ?

    ReplyDelete