Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Anodia: Unique Brick Breaker, nga 2,69€, Falas /iPhone, iPad
Në këtë lojë topi nuk do të thyejë thjeshë disa blloqe, por objektet do të ndryshojnë nga njëri nivel në tjetrin. Llampa, pemë, forma gjeometrike, etj: Anodia ofron ambiente të ndryshme për të gjitha shijet. Dhe ndryshimet nuk janë thjeshtë estetike. Të gjitha këto pengesa reagojnë në mënyra të ndryshme me topin. Loja është mjaft argëtuese dhe ju këshillojmë ta provoni.


- Creazy Hedgy: Beat'em up, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
 Në këtë lojë do të ndihmoni personazhin e lojës të ekplorojë një botë plot me rreziqe. Ju duhet të mblidhni sa më shumë diamantë por gjithashtu duhet të mbroheni nga sulmet e vazhdueshme të kafshëve mistike që duan tju ndalojnë. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


HostExplorer, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Nëpërmjet këtij programi mund të skanoni rrjetin e Internetit duke marrë informacione të ndryshme që vijnë nga aplikimi i komandave Unix. Në qoftë se jeni kurioz të dini më shumë informacine për rrjetin që jeni lidhur, ja vlen ta merrni këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment