Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Notifyr - Receive iOS notifications on your Mac, nga 4,99€, falas /iPhone
Me anë të Notifyr, nuk do të humbisni më asnjë njoftim. Mund të mbani telefonin në xhep dhe të dini se çfarë po ndodh. Mund të lexoni mesazhet e WhatsApp, të shikoni kush po ju ndjek në Instagram ose të lexoni çfarë do lloj njoftimi nga çdo aplikacion që keni instaluar në iPhone, direkt në kompjuterin tuaj Mac.


Summoner Wars, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Summoner Wars është një lojë mjaft e bukur ku ju do të luani me letra magjike dhe do të luftoni me kundërshtarët në bazë të aftësisë për ti përdorur ato. Kjo lojë mund të luhet edhe Online me miqtë tuaj në Game Center. Ja vlen ta provoni.


Mujo, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Mujo është një lojë me temë Kuic ku ju duhet ë mblidhni sa më shumë Tiles për të luftuar krijesat e frikshme. Është një lojë e cila ka arritur mjaft sukses në App Store edhe ne jua këshillojmë ta merrni.


PhotoTangler Collage Maker, nga 1.59€, falas. /iPhone
Ky aplikacion na lejon të krijojmë në mënyrë shumë të thjeshtë kolazhe me fotografitë që kemi ruajtur në iPhone. Sot mund ta shkarkoni falas nga App Store.


TextVideo, nga 2,99€, falas /iPhone, iPad
TextVideo është një aplikacion mjaft interesant që ju jep mundësinë të shtoni një tekst në video. Teksti mund të modifikoni sipas dëshirës, mund ta deformoni, rrotulloni ose të zgjedhni një model shkrimi të animuar.


Runtastic Pro Gps Running, Walking,  nga 4.99€. /iPhone, iPad
Runtasctic Pro është një program shumë i dobishëm për të gjithë ju që praktikoni sportin e vrapimit për të mbajtur trupin në formë. Programi do të ruaj në hartë distancën e përshkruar duke shfrytëzuar sensorin GPS si edhe shumë të dhëna të tjera. Gjithashtu mund të publikoni këto të dhëna edhe në rrjetet sociale si Facebook. Ja vlen ta merrni këtë program.


Dummy Defense, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Dummy Defense është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të organizoni një plan mbrojtje. Ju duhet të mbroni Melvin, personazhin e lojë nga shpërthimet e bombave. Loja është mjaft e bukur dhe impenjative. Ja vlen ta provoni.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment