Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Marble Merge, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Marble Merge është një lojë e bukur me temë kuic ku ju duhet të mbivendosni sferat në mënyrë të tillë që ato të shpërthejnë edhe të lirojnë hapësirë për të vazhduar lojën. Është një lojë që me siguri do t'ju bëjë për vete kështu që ja vlen ta provoni.


-  Calendarium, nga 0.89€, Falas. /iPhone, iPad
Ky program na ofron një kalendar virtual me shumë funksione interesante ku ndër këto do t'ju ofrohet edhe mundësia për të parë motin për ditën e sotme në qytetin tuaj. Sot mund ta shkarkoni falas nga App Store. 


- SA Contacts, nga 2.79€, falas. /iPhone
SA Contacts është një program mjaft i dobishëm i cili do t'ju japë mundësinë të eksportoni në  çdo lloj formati listën e kontakteve telefonike që keni në iPhone. Kjo është një mënyrë e mjaft e mirë për të ruajtur kontaktet tuaja. Ja vlen ta merrni


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment