Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Mechanic Panic, nga 1.79€, falas. /iPhone
Para shumë vitesh njerëzimi krijoi një ashensor që të çonte në hapësirë por një ditë, një shpërthim katastrofik e nxorri nga funksioni këtë ashensor. Shumë njerëz kanë mbetur në mes rrënojave dhe detyra juaj është ti shpëtoni. Duhet të fluturoni sa më lart vertikalisht dhe të shpëtoni njerëz që i gjeni gjatë rrugës por kini kujdes nga sferat e zjarrta që bien nga lart.


My Talking Pet, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
My Talking Pet është një program zbavitës nëpërmjet të cilit ju mund të bëni që kafshët tuaja shtëpiake të flasin. Pasi ti fotografoni duhet të përcaktoni gojën, hundën edhe sytë duke selektuar zonën e interesuar. Më pas imazhi që përpunuat do të përsërisë çdo fjalë që ju flisni në mikrofonin e iPhone ose iPad.
  



Alayer, nga 0.89€, falas /iPhone, iPad
Alayer, aplikacioni për iPhone i realizuar nga zhvilluesi shqiptar Loran Dyrmishi, që na lejon të modifikojmë fotot nga ana estetike, vjen në OFERTË FALAS për një periudhë të limituar. Ofron disa mjete për krijimin e fotove origjinale. Mund të shtoni Layers pa limit, të ndryshoni efektet sharp, unsharp, kontrastin, tonalitetin, ndriçimin, nivelet e ngjyrave dhe shumë funksione të tjera.


Sentinel 4: Dark Start, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Lufta ndëryjore ka mbaruar por në Tokë, Marsianët po tentojnë të shkatërrojnë çdo gjë. Ju duhet ta mbroni Tokën nga sulmet e tyre dhe për këtë gjë do të keni në dispozicion disa armë. Loja ofron një kualitet grafik mjaft të lartë dhe një mënyrë të mirë për të kaluar kohën e lirë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment