Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Breathing Zone, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
Breathing zone është një program i kategorisë mjeksore në të cilin do të mësoni disa mënyra për të marrë frymë të cilat janë të studiuara dhe që do të lehtësojnë stresin e ditës si, do të ulin normalizojnë presionin e gjakut duke relaksuar mëndien dhe jo vetëm.


Lumen Trails Life Tracker, nga 19,99€, falas /iPhone, iPad
Lument Trails është një aplikacion mjaft interesant që na leon të marrim shënime, të krijojmë lista dhe të mbajmë shenjë për gjërat e jetës tonë, si kohën,  punët, shpenzimet, kaloritë, peshën dhe çdo gjë tjetër. Është një aplikacion që përdoret nga mijëra njerëz çdo ditë.



Videos In Video, nga 8,79€, falas. /iPhone, iPad
 Nëpërmjet këtij programi do të keni mundësinë të të integroni file video në një video tjetër. Ky funksion mjaft interesant do të na lejojë të krijojmë file video mjaft interesante dhe që do të ruajnë kujtimet tona ndër vite.


Run In Crowd, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë pa fund ju duhet të vraponi dhe të hidheni për të kaluar personazhet e tjera të lojës. Duke prekur një her ekranin ju mund të vraponi dhe në qoftë se e prekni 2 her atëher mund të hidheni, ndërsa duke e mbajtur gishtin tek ekrani do të bëni një hedhje të zgjatur per të evituar pengesat dhe vrapuar sa më shumë. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment