Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

BombKit, nga 0.89, falas. /iPhone, iPad
BombKit është një program i cili do të stimulojë shpërthimin e një bombe. Grafika është mjaft reale dhe do të keni mundësinë të hidhni në erë objekte të ndryshme për të testuar fuqinë e bombës. Në qoftë se jeni kuriozë të shikoni çndodh realisht kur shpërthen një bombë mund ta provoni këtë program.

  

- DayD Tower Rush, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju duhet të luftoni për tu rikthyer në ditët e sotme pasi keni përfunduar në botën prehistorike. Duhet të shfrytëzoni teknologjinë për të mbijetuar dhe luftuar kundra krijesave gjigande që do të bëjnë të pamundurën për t'ju ndaluar. 


Remote Mouse, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Remote Mouse është një program mjaft interesant i cili na jep mundësinë të transformojmë iPhone-in tonë në një Mouse të lidhur në rrjet nëpërmjet të cilit mund të kontrolloni PC-n tuaj. Ja vlen ta provoni këtë program.





Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

1 comment:

  1. donald evolutionJune 1, 2015 at 4:09 PM

    Cili ehte website me i mire per te zhbllokuar (factory unlocked) nje iphone 4s AT&T??

    ReplyDelete