Kompania American Megatrends, pikërisht ajo që ju mund të shikoni në momentin e start-imit të një PC, ka publikuar një program i cili quhet AMIDuOS edhe do të na japë mundësinë të ekzekutojmë programet e Android në Windows. American Megatrends është kompania lider e cila ofron teknologjinë BIOS për pothuajse çdo PC.

Një ndër teknologjitë kryesore që ofron kjo kompani është teknologjia Virtualization e cila përdoret në programe si Virtual Box, për të simuluar ekzekutimin e një sistemi operativ në një tjetër. AMIDuOS shfrytëzon të njëjtën teknologji për të ekzekutuar çdo program Android në sistemin operativ Windows.

Për çdo program që ekzekutojmë AMIDuOS do të krijojë një ikonë në Desktop sikur të ishte një program i instaluar në Windows. Gjithashtu nuk do të kemi asnjë problem me kalimin e file-eve nga njëri sistem në tjetrin, pasi ato do të përshtaten pas asnjë problem.

Në qoftë se programi Android që po ekzekutoni do të ketë nevojë të shfrytëzojë rrjetin WiFi atëherë AMIDuOS do ti japë të drejtën për tu lidhur në rrjet. Aktualisht AMIDuOS mund të shkarkohet falas por vetëm në versionin demo, për të patur vesion e plotë duhet të paguani një liçencë prej 10$. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment