Një nga kompanitë lider në prodhimin e chip-eve grafike për Pc, AMD, ka prezantuar në treg serinë e re të produktit në fjalë. Seria A10-7870K sjell për të gjithë ju që jeni të apasionuar pas lojërave dixhitale në PC, teknologjinë më të fundit në përpunimin e grafikes.

Chip-i i prodhuar nga AMD funksionon me frekuencën 3.7 Ghz por mund ta rrisë atë deri në 4.2 Ghz në qoftë se nevojitet ndërsa skeda grafike do të ndryshojë shpejtësinë e saj nga 720 Mhz në 866 Mhz. Në këtë mënyrë përdoruesi do të ketë një eskperiencë reale në lojë.

Për të patur këtë chip në PC-n tuaj duhet të keni një ushqyes me fuqi 95W. AMD ofron gjithashtu edhe një teknologji mjaft efikase përsa i përket ftohjes ku kompania siguron se problemet me ftohjen janë pothuajse zero.

Përsa i përket çmimit AMD siguron se do të jetë shumë më i ulet se sa çmimi që duhet të paguaj një përdorues për të patur të njëjtin produkt nga kompania kokurrent, Intel. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , , ,

0 komente:

Post a Comment