Kompania FinalWire ka prezantuar më në fund në App Store programin Aida64, i cili na jep mundësinë të marrim informacione mjaft të detajuara për komponentët Hardware që iDevice juaj integron. Aida64 është një program që u prezantuar për herë të parë në vitin 1995 nën emri ASMDEMO edhe ofronte informacione të detajuara për komponentët Hardware të PC.

Aktualisht Aida64 është një nga programet më të përdorura për të marrë informacione në lidhje me komponentët fizikë që përbëjnë një PC.Versioni i cili vjen për iOS do t'ju japë mundësinë që merrni informacione në lidhje me proçesorin, memorien, ekranin, fotokamerën , rrjetin , baterinë, sistemin operative si edhe të gjithë sensorët që iDevice juaj integron.

Aida64 mund të merret falas nga App Store edhe mund të instalohet tek iDevice që kanë iOS 7 e lart. Ekspertët mendojnë se ky program do të bëhet mjaft i dobishëm për të gjithë ju që jeni kurioz të dini aftësitë e komponentëve fizikë të një iDevice. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment