Kompania Asus ka prezantuar në një event teknologjik modelet e reja të serisë Iconia të cilat do të prezantohen së shpejti në treg. Produktet e prezantuara janë 2, Iconia One 7 edhe 8, të cilët synonojnë të konkurojnë në tregun e pajisjeve Tablet.

Acer sjell tek Iconia One edhe teknologjinë më të fundit përsa i përket komponentëve Hardware. Iconia One 7 integron chip-in Intel Quad-Core, ndërsa versioni One 8 do të integrojë chip-in MediaTek me teknologjinë Okta-Core. Këto specifikime do të inluencojnë gjithashtu edhe tek çmimi final ku versioni 8 do të kushtojë më shumë se sa versioni 7.

Përsa i përket ekranit të 2 produktet do të ofrojnë teknologjinë HD edhe dimensione prej 7-inch.Versioni One 8 do të integrojë teknologjinë Acer Precision Plus e cila sipas ekspertëve do të sjellë në treg teknologjinë Touch më precize të prodhuar deri tani.

Përsa i përket çmimit,Acer nuk ka dhënë asnjë lajm por ekspertët mendojnë se duke parë nga e kaluara, këto produkte do të kenë çmime mjaft konkurente në krahasim me produktet e kompanive të tjera si Apple apo Samsung. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment