Samsung Galaxy S6 Edge është produkti që kompania Samsung solli në treg vetëm para disa muajve. Për rritur shitjet ajo ka vendosur të krijojë një seri e cila i dedikohet plotësisht filmit Iron Man. Gjithashtu kjo seri do të quhet Avengers Edition edhe Samsung premton se shumë shpejt do të vij në treg jo vetëm me serinë që i dedikohet filmit Iron Man.

Po çfarë ka të veçantë kjo seri? Sigurisht që përsa i përket funksionaliteteve përdoruesi nuk do të gjejë asgjë të veçantë në krahasim me versioni standart. I vetmi element që ndryshon janë kasat mbuluese të cilat janë në ngjyrë të kuqerremtë edhe  nga mbrapa gjëndet logo e Iron Man. Pra kjo lëvizje e Samsung bëhet vetëm për efekt marketingu më shumë se sa ndryshime në teknologjinë e Galaxy S6 Edge. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment