RelevApps është një tweak që mund t'ju nevojitet shumë në situata të caktuara. Për shembull, në disa momente të caktuara të ditës që e dimë se kemi për të bërë diçka. Ky program do të shtojë disa ikona të aplikacioneve të preferuara për ditën dhe natën brenda Control Center në pjesën e poshtme të saj duke zëvendësuar butonat e shpejtë toggle.

Falë këtij tweak ju do të keni gjithmonë në dispozicion të gjitha aplikacionet më të përdorura në një moment të caktuar të ditës.

Nëse jeni të interesuar, RelevApps mund ta shkarkoni nga repoja e BigBoss në Cydia. Për ta instaluar atë duhet të keni një pajisje jailbroken (guida jonë) dhe ju nevojitet interneti për ta shkarkuar. Ky tweak është kompatibël me iOS 8.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment