Pixelmator, një nga aplikacionet më popullore në iPad për modifikimin e fotove, do të vijë së shpejti edhe në iPhone. Zhvilluesit e këtij aplikacioni njoftuan sot nëpërmjet një postimi në blogun zyrtar se do të krijohet një version i këtij aplikacioni për iPhone. Ky aplikacion do të ofrojë të gjitha veçoritë që ofron edhe tek iPad.


Kompania ka ulur gjithashtu çmimin e këtij aplikacioni me 50%, ku tani mund të shkarkohet për 4.99 dollarë. Pixelmator do të jetë një aplikacion iOS universal, që do të thotë se nëse e keni blerë për iPad-in tuaj, versionin për iPhone do të mund ta merrni falas. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment