Apple ka publikuar përpara pak ditësh një dock për iPhone të pajisur me lidhës Lightning. Ky aksesor është në shitje në Apple Store me çmimin 45€. Në faqen zyrtare ai shfaqet në kombinim me pasjiset me të cilat është kompatibël: iPod touch, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 5, iPhone 5s dhe iPhone 5c.


Gjëja kurioze është se iPhone 5c shfaqet me një Touch ID në vend të butonit klasik "home". Muajt e kaluar kanë qarkulluar disa "zëra" rreth mundësisë së realizimit të një iPhone 6c edhe pse nuk ka patur asnjë konfirmim dhe lajmet e fundit e kanë përjashtur prezantimin e iPhone me ekran 4 inch.

Megjithatë, duket e vështirë që Apple-it t'i ketë shpëtuar aksidentalisht ky imazh. Është më konkrete hipoteza që të bëhet fjalë për një gabim i personave që realizojnë imazhet për Apple të cilët mund të kenë përdorur ndonjë program për modifikimin e fotove. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment