Prezantimi zyrëtar i sistemit operativ Windows 10 po afron edhe shumë përdorues janë entuziastë për funksionet që do të sjellë. Përveç funksioneve  të ndryshme, Windows 10 do të instalohet edhe në shumë aparatë elektroinkë. Një ndër produktet që do të instalojnë Windows 10 do të jetë edhe platforma e lojërave, Microsoft Xbox.

Microsoft nuk ka publikuar asnjë shpjegim në lidhje me funksionalitetet që ky sistem do të sjellë në Xbox por shumë eskpertë mendojnë se integrimi i Windows 10 në Xbox do të hapë dyert për shumë inovacion, në këtë sektor. Sjellja e Windows 10 në Xbox është pjesë e proçesit të krijimit të ekosistemit në të cilin Microsoft synon të ketë një sistem operativ të vetëm i cili instalohet në çdo aparat elektronik të prodhuar vetë kompania. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment