Në konferencën Google I/O, kompania lancoi një produkt të ri për të cilin është folur shumë kohët e fundit, aplikacionin Photos. Photos ka si qëllim të ruajë fotot dhe videot tuaja në një vend të vetëm. Në të ne mund të ruajmë, organizojmë dhe të shpërndajmë fotot apo videot me miqtë tanë.

Google deklaroi se Photos do të organizojë fotot tuaja bazuar në lidhjen që ju keni me personat në foto, vendin apo datën kur janë shkrepur. Por përtej kësaj Google Photos vjen i pajisur dhe me disa vegla modifikimi. Photos ju jep mundësi të krijoni kolazhe fotosh apo video ku fotot shfaqen njëra pas tjetrës me një muzikë të zgjedhur nga ju në sfond.

Photos ofron hapsirë të palimituar për të ruajtur fotot dhe videot. Kjo do të thotë që përdoruesit mund të ruajnë aq foto sa të kenë dëshirë dhe nëse ato janë të një kualiteti të lartë; foto deri në 16 megapixel dhe video 1080 pixel. Photos është e disponueshme falas në App Store. Kërkon iOS 8.1 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment