Pas pothuajse 5 vjetësh nga debutimi i lojës Fragger, ka mbërritur në App Store Fragger 2, kapitulli i dytë që sjell sfida të reja për përdoruesit iOS. Loja mbetet shumë e ngjashme me versionin e parë, por me disa risi mjaft interesante. E kemi fjalën për disa mekanizma të reja puzzle, si për shembull "Gravity Boxes" dhe "Laser Switches".

Objektivi kryesor do të jetë kompletimi i misioneve të ndryshme, zgjidhja e puzzle-it dhe mposhtja e armiqve. Gjithçka do të jetë e mundur duke përdorur granatat. Në këtë kapitull të ri janë 3 botë dhe 90 nivele për të zbuluar. Çdo botë e re shton elementë të rinj në gameplay dhe rrit vështirësinë. Janë premtuar edhe nivele të reja por muajt e ardhshëm.


Fragger 2 është i disponueshëm në App Store me çmimin 2,99€. Kërkon iOS 6.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. Peshon rreth 66MB. Edhe pse loja është kompatibëm me iOS 6.0, këshillohet ta luani në një iPhone 4S ose model më të ri. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment