Sipas Consumer Reports, shoqata e konsumatorit nga më të rëndësishmet në Shtetet e Bashkuara, Galaxy S6 jo vetëm që është shumë i ngjashëm me iPhone 6 për nga pamja, por është edhe inferior po ta krahasojmë me paraardhësin e tij, Galaxy S5. Arsyetimi është shumë i thjeshtë.

Për Consumer Reports, Galaxy S6 ka humbur ato pak karakteristika që e bënin S5-ën të ishte ndryshe nga iPhone 6: karta e memories shtesë dhe mundësia për të hequr baterinë. Ja pse Galaxy S5 mbetet më i mirë se sa pasardhësi i tij, duke qenë se Galaxy S6 ofron disa risi, por jo aq të rëndësishme sa për ta këshilluar atë. Pastaj, Galaxy S5 është edhe rezistent në ujë, funksion që nuk e ka S6-ta.

Ja pse Consumer Reports refuzon që të këshillojë blerjen e Galaxy S6. Praktikisht, iPhone 6 është më i mirë se Galaxy S5, që është më i mirë se Galaxy S6. Kshu mund të përmblidhen konkluzikonet e Consumer Reports... /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment