Një gabim i vogël mund t'i ndodhë kujtdo, por nëse i ndodh Apple atëherë e gjithë bota flet për të: përpara dy ditë, në faqen zyrtare të Apple, dikush kishte vënë re një imazh të iPhone 5c me Touch ID në vend të vend të butonit klasik Home. Një produkt që nuk ekziston dhe që i bëri vend shumë hipotezave për sa i përket prezantimit të një modeli iPhone 6c.

Sot, Apple e ka përditësuar këtë imazh duke vendosur një iPhone 5c të saktë. Pra bëhet fjalë për një gabim dhe jo për një pajisje të re siç u diskutua përpara pak ditësh. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment