Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Organizy Shopper, nga 0.89€, falas. /iPhone
Organizy Shopper është një program mjaft i dobishëm i cili do të na japë mundësinë të ruajmë në iPhone lista me shpenzimet që duhet të bëjmë në të ardhmen. Programi ka një veshje grafike mjaft të thjeshtë dhe të bukur përveç se është mjaft i thjeshtë dhe intuitiv për tu përdorur. Ja vlen ta keni në iPhone-in tuaj.


 Stunt Star, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Stunt Star është një mjaft e bukur ku ju do të përjetoni jetën e një sozie filmash Holliwood-ian i cili realizon skenat e rrezikshme. Ju duhet të ndihmoni personazhin e lojë të kryej skenat e rrezikshme si kalim me motorr mes një zjarri të madh ose hedhja nga lartësi të mëdha. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


- Meeting Box, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Meeting Box është një program mjaft i dobishëm i cili na jep mundësinë të mbajmë shënime në mënyrë mjaft të thjeshtë edhe intuitive. Në qoftë se jeni një person i cili mbani shënime gjatë ditës atëher Meeting Box është programi i duhur për ju.


Microcells, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Microcells është një lojë në të cilën objektivi juaj do të jetë të pastroni ekranin nga mikrobet që e mbulojnë atë. Për ti eliminuar sa më shpjetë ato duhet të jeni në gjëndje të selektoni  6 mikrobe njëherësh ose më shumë. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment