Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

iFighter 1945, nga 0.89€, falas. /iPhone
iFighter 1945 është një lojë 2 dimensionale shume e famshme ndër breza. Ju duhet të pilotoni një skuadër avionash luftarakë në luftë kundra armiqëve dhe do të shfrytëzoni armët e shumta që keni në dispozicion ose mund ti përditësoni ato gjatë lojës duke i bërë më të fuqishme dhe shkatërruese.


Ready Steady Play, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju do të luani në rolin e një Cowboy ku do të përballeni me kundërshtarit tuaj në një duel vdekjeprurës, i cili mund të jetë miku juaj ku mund të luani në të njëjtin iDevice sepse ekrani ndahet në 2 pjesë, ose të luani në misione të ndryshme në mënyrë individuale për të kaluar 31 nivelet e lojës. Ja vlen ta provoni këtë lojë.



- Fleksy Keyboard, nga 0.89€, falas. /iPhoneAlbania
Fleksy Keyboard është një program mjaft i dobishëm i cili do t'ju japë mundësinë të ndryshoni grafikën e përgjithshme të tastierës së iOS. Programi na jep mundësinë t zgjedhim midis disa kombinimesh të ngjyrave. Ja vlen ta merrni këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

2 comments:

  1. pershendetje kam iphone 4s me jelbrik por kam instalu diqka dhe tash veq me del ne ekran me konektu me itunes ikona e kaltert por nuk po du me bo update verzionin eri aka mundesi najqysh mem bet verzionin 7.1.2.qe ekam

    ReplyDelete
  2. Provo të mbash të shtypur butonin Home dhe Power sëbashku, provoje disa herë duke shpresuar që të zgjidhet problemi, përndryshe mund të duhet ta lidhësh patjetër me iTunes

    ReplyDelete