Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

MegaWeather, nga 2.49€, falas. /iPhone
MegaWeather është një program i cili sjell në iOS një mënyrë të re për të patur informacione në lidhje me motin në qytetin tonë. Programi është ndërtuar mbi një veshje grafike mjaft të këndshme dhe t'ju japë një seri informacionesh në lidhje me motin në vëndin ku jetoni. Ja vlen ta provoni.


XnRetro, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
XnRetro është një program i cili do të na japë mundësinë të modifikojmë fotografitë tona duke i shtuar disa efekte grafike të thjeshta por që do ti japin një hije tjetër fotove. Programi do t'ju lejojë ti ndani më pas këto foto direkt në rrjetet sociale. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad-in tuaj.


Help Me Fly, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë do të ndihmoni pilotin Joe të lidhë të gjitha bateritë me avionin e tij me qëllim që ta ndezë dhe të arratiset. Loja i përket kategorisë së lojërave Puzzle dhe është një mënyrë e mirë për të kaluar kohën tuaj të lirë.


Mooniz Pro, nga 0.89€, falas /iPhone, iPad
Kjo lojë i përket kategorisë së lojërave kuic "thyej fillimin". Disa krijesa nga hëna kanë zbritur në tokë për ta pushtuar. Ju jeni e vetmja shpresë për tokën dhe duhet të vrisni këto krijesa duke rreshtuar horizontalisht ose vertikalisht, disa të të njëjtit lloj. Loja ofron një argëtim të pakrahasuar dhe është një mënyrë e mirë për të shtyrë kohën.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment