Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Slingshot Puzzle, nga 4.49€, falas. /iPhone, iPad
Slingshot Puzzle është një lojë mjaft e bukur me temë Puzzle ku ju duhet të kaloni sferën metalike në pikat e caktuara për të kaluar në një nivel tjetër. Kini kujdes sepse gjatë rrugës do të gjeni shumë pengesa të cilat do ta bëjnë këtë lojë mjaft impenjative por tërheqëse.


Secure Filebox, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Secure Filebox është një program i cili na jep mundësinë të ruajmë në mënyrë të sigurtë dokumenta personale si përshëmbull fjalëkalime apo numra të kartave të kreditit. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad-in tuaj këtë program.


Mahjong Artifacts® nga 2,69€, Falas /iPhone, iPad
Largohuni nga furia e jetës moderne dhe zhytuni në atmosferën antike të Mahjongg Artifacts®! Një kapitull i ri që të gjithë fansat e këtij lloji do të adhurojnë, me tre mënyra loje që do ju njohin me pesë kultura ekzotike.


Rumble Blob, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Rumble Blob është një lojë tjetër në ofertë mjaft  e bukur ku mund të luani edhe 2 veta me të njëjtin iPhone. Ju duhet të nxirrni jashtë lojë personazhet e lojë së kundërshtarit tuaj duke i hedhur nga arena me personazhet tuaja. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Rhythm Repeat, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Rythm Repeat është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të ndiqni rrathët e ngjyrosur të cilët ekzekutojnë një tingull. Kini kujdes sepse duhet të jeni të shpejtë për ti prekur ato sipas ritmit muzikor. Pra kjo lojë është një lojë me temë Kuic të cilën ja vlen ta provoni.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment