Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

War Of Eclipse, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
War of eclipse është një lojë në të cilën ju do të ndihmone një kapiten anije kozmike, në luftën kundër forcave aliene. Gjatë aventurave dhe betejave ju do të zbuloni edhe të vërtetën e luftës së njerzimit kundër alienëve. Loja është ndërtuar në një ambjent grafik mjaft të thjesht dhe vetëm në bardh e zi. Ja vlen ta provoni.


- ReRave, nga 0,89€, falas /iPhone, iPad
Një lojë ku duhet të ndiqni ritmin e muzikës dhe të shtypni butonat virtual në momentin e duhur.


Harbor Master, nga 0,99€, falas /iPhone, iPad
Një lojë e ngjashme me Flight Control, që ndjek të njëjtën filozofi por kësaj rradhe ndodheni në një port. Qëllimi juaj do të jetë të drejtoni anijet.


Reflection - Create Water Reflection Photography Arts, nga 1,99€, falas /iPhone
Një aplikacion mjaft i bukur që krijoni efektin e refleksit, sikur objektet e një imazhi të pasqyroheshin në ujë!


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment