Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Five-O Deluxe, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Five-O është një lojë në të cilën ju duhet të rreshtoni numrat në mënyrë të tillë që të gjithë të jenë shumëfish të numrit 5. Është një lojë që ja vlen ta provoni sepse do të jetë një mënyrë e mirë për të kaluar kohën tuaj të lirë.


Stopwatch Plus, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Stopwatch Plus është një program të cilin mund ta shfrytëzoni për të kronometruar aktivitetet tuaja fizike që bëni në palestër apo në aktivitete të tjera fizike gjatë ditës. Më pas mund të ruani informacionet duke i dërguar me email. Ja vlen ta merrni këtë program.


-  Paper Keyboard, nga 0,89, falas /iPhone
Me këtë aplikacion mund të përdorim një copë letre si tastierë. Funksionon shumë thjeshtë: pasi të keni printuar këtë file PDF, mjafton të mbështetni iPhone me ekranin e drejtuar nga ju në hapësirën e përkufizuar në letër.


BandWidth Pro, nga 1.79€, falas. /iPhone
Bandwidth Pro është një program i dobishëm i cili do të na japë mundësinë të kemi informacione në lidhje me konsumimin e paketave të internetit në iPhone. Në qoftë se keni një kontratë interneti me sasi paketash të limituara dhe doni të kontrolloni konsumin atëherë ne ju këshillojmë të instaloni këtë program.


Note'd, nga 0.89€, falas. /iPhone
Note'd është një program mjaft i kompletuar me disa funksione bazike si përshëmbull mundësia për të ruajtur shënimet, për të mbajtur një listë me eventet që duhet të bëni ose thjeshtë të mbani një ditar. Programi ofron një veshje grafike mjaft të këndshme dhe është mjaft i thjeshtë për tu përdorur. Ja vlen ta provoni.

Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment