Ja ku jemi me rubrikën tonë javore "Aplikacioni falas i javës", takimi i shumëpritur me ofertën falas të javës të zgjedhur nga stafi i Apple. Çdo javë një aplikacion ose lojë e famshme mund të shkarkohet falas për një periudhë të limituar kohe. Kësaj here Apple ka zgjedhur lojën Marvel Pinball të realizuar nga Zen Studios.

Marvel Pinball është një lojë mjaft interesante për të gjithë të apasionuarit e lojës pinball dhe personazheve Marvel e karakterizuar nga ambiente të dedikuar veçanërisht super heronjve The Avengers. Loja ka një grafikë mjaft të bukur dhe ia vlen ta provoni.

Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe Marvel Pinball do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 3GS, iPhone 4, iPhone 4S, iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 5.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment