Ultrakam 4k është një aplikacion për iPhone që i ofron përdoruesit mundësinë për të regjistruar video me cilësi të lartë direkt nga iPhone. Aplikacioni është menduar për profesionistët, por është mjaft e thjeshtë për t'u përdorur edhe nga ata që janë më pak ekspertë.


Ultrakam është në gjëndje të regjistrojë video me 50MB/2, duke përdorur codec MJPEG për të bërë filmime me 8MP dhe rezolucion 3264 x 2448 pixel (baraz me 7.990.272 pixel, 24 fps). Kjo do të thotë se aspect ratio është 4:3, dhe jo 16:9 siç janë ato standarte të UHDTV, dhe që nuk është realisht një video në 4K. Gjithsesi, një iPhone me 128 GB mund të shpëtojë një video 4K me cilësi të lartë deri në 30 minuta.


Aplikacioni ofron disa mjete për të rregulluar manualisht filmimet në mënyrë që të zënë sa më pak hapësirë në pajisjen tuaj. Mund edhe të ngarkoni videon direkt në YouTube. Pavarësisht se nuk regjistron realisht video 4K, Ultrakam e bën mirë punën e saj dhe mund të krijohen video me cilësi shumë të lartë.

Ultrakam 4k është i disponueshëm në App Store me çmimin 8,99€. Kërkon iOS 7.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment