Mini Motor Racing është një lojë në të cilën ju duhet të komandoni makina të ndryshme dhe e cila mund të luhet në disa mënyra. Mund të garoni me miqtë tuaj duke u lidhur online nëpërmjet rrjetit Bluetooth ose në Game Center. Gjithashtu mund të luani edhe duke rritur karrierën tuaj në gara të ndryshme. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad-in tuaj.
- PhotoTangler Collage Maker, nga 1.59€, falas. /iPhone
Ky aplikacion na lejon të krijojmë në mënyrë shumë të thjeshtë kolazhe me fotografitë që kemi ruajtur në iPhone. Sot mund ta shkarkoni falas nga App Store.
- Raven, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Raven është një lojë me aventurë ku ju duhet të ndihmoni një korb të mbledhë sa më shumë sende dhe ushqim për të mbijetuar. Për tu ushqyer do të mblidhni krijesa të ndryshme të cilat do të shuajnë urinë e korbit. Kini kujdes sepse nuk do të jetë e thjeshtë të fluturoni si korbi.
Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose të shikoni video guidën tonë nga ky link.
Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.
0 komente:
Post a Comment