Me iOS 7, grafika që ka karakterizuar gjithmonë pajisjet e Apple, ka ndryshuar, por problemi me kohëzgjatjen e baterisë na ndjek gjithmonë. Sistemi operativ bëhet gjithmonë e më i fuqishëm për të shfrytëzuar në maksimum potencialet e pajisjeve të reja. Po pajisjet më të vjetra? Në këtë artikull do ju japim disa këshilla si të kurseni baterinë në një pajisje Apple me iOS 7.
Efekti 3D
Është një prej funksioneve të reja të iOS 7, që na lejon të vendosim wallpaper me një efekt fantasik 3D. Por sigurisht që një funksion i tillë e zvogëlon kohëzgjatjen e baterisë në mënyrë mjaft të dukshme. Kështu që për të pasur një kohëzgjatje më të mirë të baterisë, ju këshillojmë ta ç'aktivizoni këtë funskion duke shkuar tek Settings > Accessibility > Reduce Motion
Rifreskim i aplikacioneve në backgroud
Ky aplikacion i lejon aplikacionet që të përdorin shërbimin e lokalizimit dhe të përditësojnë përmbajtjen e tyre në backgroud, kur jeni të lidhur me rrjetin WiFi ose në 3G. Duke ç'aktivizuar këtë funksion do të përmirësoni ndjeshëm kohëzgjatjen e baterisë. Mjafton të shkoni tek Settings > General > Backgroud App Refresh
Përditësim automatik i aplikacioneve
Ky është një funksion i ri i iOS 7, shumë komod në disa aspekte por që edhe ky konsumon shumë bateri. Për ta ç'aktivizuar, mjafton të shkoni tek Settings > iTunes & AppStore > Automatic Downloads
Lokalizimi
Ky shërbim është i nevojshëm për të përcaktuar vendodhjen tonë. Shfrytëzon GPS, dhe kjo mund të shkaktojë një konsum të madh të baterisë, kështu që ju këshillojmë ta ç'aktivizoni kur nuk e përdorni. Shkoni tek Settings > Privacy > Location Services
Por, edhe AirDrop, WiFi, BlueTooth dhe çdo funksion tjetër që konsumon shumë bateri, mund ta ç'aktivizoni atëherë kur nuk ju duhet. Këto janë edhe disa nga këshillat tona për të përmirësuar kohëzgjatjen e baterisë, duke shpresuar që në një të ardhme të kemi smartphone me një bateri më të mirë. /iPhoneAlbania
Efekti 3D
Është një prej funksioneve të reja të iOS 7, që na lejon të vendosim wallpaper me një efekt fantasik 3D. Por sigurisht që një funksion i tillë e zvogëlon kohëzgjatjen e baterisë në mënyrë mjaft të dukshme. Kështu që për të pasur një kohëzgjatje më të mirë të baterisë, ju këshillojmë ta ç'aktivizoni këtë funskion duke shkuar tek Settings > Accessibility > Reduce Motion
Rifreskim i aplikacioneve në backgroud
Ky aplikacion i lejon aplikacionet që të përdorin shërbimin e lokalizimit dhe të përditësojnë përmbajtjen e tyre në backgroud, kur jeni të lidhur me rrjetin WiFi ose në 3G. Duke ç'aktivizuar këtë funksion do të përmirësoni ndjeshëm kohëzgjatjen e baterisë. Mjafton të shkoni tek Settings > General > Backgroud App Refresh
Ky është një funksion i ri i iOS 7, shumë komod në disa aspekte por që edhe ky konsumon shumë bateri. Për ta ç'aktivizuar, mjafton të shkoni tek Settings > iTunes & AppStore > Automatic Downloads
Ky shërbim është i nevojshëm për të përcaktuar vendodhjen tonë. Shfrytëzon GPS, dhe kjo mund të shkaktojë një konsum të madh të baterisë, kështu që ju këshillojmë ta ç'aktivizoni kur nuk e përdorni. Shkoni tek Settings > Privacy > Location Services
Po e fikim krejt iphone ma mir hahaha
ReplyDeleteSi mund te gjeje nje shembull 3D? Dua ta provoj se si do duket nese vlen edhe per iphone 4?
ReplyDeleteiPhone 4 nuk e ka 3D,
ReplyDeleteMe falni si. Mund te kthej iphone 4s prej ios 7 ne ios 6 aka pegjigjje dikush per ket ?
ReplyDelete