Apple preznaton modelet e reja MavBook Pro me retina display dhe një ulje të ndjeshme të çmimeve. Performanca fantastike dhe një autonomi të shkëlqyer të baterisë (9 orë për modelin 13" dhe 8 orë për modelin 15"), falë procesorëve të ri Intel të gjeneratës së katërt të familjes Haswell dhe adoptimit të teknologjive të reja të kursimit të energjisë të integruar në Mavericks.

Medelet e reja MacBook janë akoma më të hollë dhe më të lehtë, vetëm 1,8 cm të trashë dhe peshojnë 1,5 kg. Do të kenë Thunderbolt 2, një modul të ri Wi-Fi 802.11ac, SSD të lidhur direkt me PCIe në gjëndje të rrisin performancat e diskut deri në 60%, dhe do të keni një GPU Intel Haswell, Iris Pro.


Por le të ndalojmë edhe tek një e re tjetër mjaft e rëndësishme, ulja e çmimeve, ajo që rrallë herë ndodh me Apple (200 dollarë më lirë në krahasim me modelin e mëparshëm). MacBook Pro 13" do të kushtojë 1299 dollarë ndërsa MacBook Pro 15" do të kushtojë 1999 dollarë, dhe do të jentë të disponueshëm që sot. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

1 comment:

  1. cmime astronomike , thjeshte per ne Shqipetaret keto jane vetem endrra , sepse me nje rroge 300 apo 400 euro eshte e pamundur te arrish tek ky kompjuter ...

    ReplyDelete