Mungojnë me të vërtetë pak orë nga lëshimi i Jailbreak për iOS 6.1, dhe siç ndodh shpesh në këto raste, sa herë që vjen një jailbreak i ri, lëshohet i njëjti mesazh, shpëtoni çertifikatat SHSH. Faktikisht, edhe kur e kemi jailbreak, është mirë të shpëtojmë çertifikatat SHSH. Këto file janë të domosdoshëm nëse duam të bëjmë downgrade nga iOS 6.1 në një version më të vjetër.

Nëse nuk i shpëtoni ato, nuk do të keni mundësi të bëni downgrade. Kështu që në këtë artikull do të shohim si të shpëtojmë çertifikatat SHSH. Ju këshillojmë ta bëni sa më shpejt pasi Apple mund ta bllokojë shumë shpejt firmën e iOS 6.1 dhe mund të jetë tepër vonë shpëtimi i këtyre çertifikatave. Shikoni edhe videon për një proçedurë më të detajuar.

Çfarë ju nevojitet?
TinyUmbrella për Mac - Windows
Tani ndiqni të gjitha hapat si në video:



Ju këshilloj të bëni një backup të dosjes (folder) që përmban të gjitha çertifikatat SHSH për të gjitha pajisjet, si për shembull duke përdorur Dropbox. Në këtë mënyrë, do të jeni të sigurtë që keni ruajtur një kopie të çertifikatave SHSH. /iPhoneAlbania

11 comments:

  1. A do te kete Jailbreak edhe per 6.0.1 apo vetem per 6.1 ?
    Nese une tani kam 6.0.1 a duhet ti ruaj ShSh e ketij versioni,apo nese e bej update ne 6.1 duhet t'i ruaj te versionit 6.1 ,cilat jane dmth te nevojshme per downgrade,te versionit paraprak apo te versionit te fundit ? Falemnderit

    ReplyDelete
  2. Do te kete jailbreak edhe per ios 6.0.1, por une te sugjeroj me mire te besh update ne 6.1 dhe ti ruash shsh-të per siguri!

    ReplyDelete
  3. A ti ruajm shsh tash apo pas jailbreakit ??

    ReplyDelete
  4. po po kjo guid osht per SHSH iOS 6.1

    ReplyDelete
  5. e para, programi nuk instalohet ne pc tim, nxjerr error.
    e dyta, un kam akoma versionin 5.1.1 , mos duhet ti ruaj njeher certifikatat e ketij versioni? po te ruash certifikatat e 6.1 domethen qe mund te besh downgrade ne cfar versioni te duam?

    ReplyDelete
  6. Se pari ti duhesh ta instalosh Java pastaj TinyUmbrella per Windows apo Mac.
    Se treti bëje Update në ios 6.1 nese deshiron

    ReplyDelete
  7. Hej une e kam lidh iphonin me itunes dhe u istalu verzioni ios6.1 dhe shkrun beje restore po si te shymi iphonin nuk me ben ma maps as safary as kalendari a keni ndonje ide

    ReplyDelete
  8. sapo hap tiny umbrella dhe thote: REQUEST SHSH FROM CYDIA IS CURRENTLY SET.THIS CAN CAUSE ISSUES IF YOU ARE TRYING TO SAVE CURRENT SHSH AS CYDIA IS NO LONGER ABLE TO RELIABLY PROXY SHSH REQUESTS.PLEASE CHANGE YOUR SETTINGS IN THE ADVANCED TAB AND CLICK THE APPLY CHANGES BUTTON OR USE THE EDIT MENU TO APPLY CHANGES.???

    ReplyDelete