Para disa ditësh në Cydia janë prezantuar 2 tweak mjaft interesant që mund të integrohen me Qëndrën e Njoftimeve të iOS. Këto dy programe janë zhvilluar nga i njëjti programator dhe mund të instalohen nga të gjithë ju që keni Jailbreak në iDevice-in tuaj. Këto 2 programe quhen TorchNC dhe InstaSnap dhe shërbejnë si mënyra të shpejta ose Shortcut për të transformuar iDevice me blic në një ndritçues në ratin e TorchNC, dhe në rastin e InstaSnap programi do të na lidhi direkt me seksionin e fotografive në Instagram.
TorchNC siç thamë, është një program i cili ofron një rrugë të shpejtë për të përdorur iPhone ose iPad si një ndritçues kur gjëndemi në errësirë. Pra mjafton të aktivizojmë Qëndrën e Njoftimeve dhe me një prekje do ta transformojmë iDevice-in tonë një ndritçues errësire. Pra ky program mund të përdoret vetëm me iDevice që kanë Flash LED.
Ndërsa programi i dytë quhet InstaSnap dhe do të na japë mundësinë të bëjnë fotografi direkt nga programi InstaGram që duhet të jetë instaluar në iDevice-in tuaj. Pra ky program do të na lejojë të hapim InstaGram direkt nga Qëndra e Njoftimeve dhe me fotokamerën e gatshme për të fotografuar.
Të dy këto programe që integrohen direkt me Qëndrën e Njoftimeve mund të shkarkohet falas nga repozitori i ModMyi dhe për ti instaluar duhet të keni Jailbreak në iDevice-in tuaj. Për më tepër tepër informacion po ju sjellim një video dimostrative të funksionimit të këtyre dy programeve. /iPhoneAlbania

LED Flash nuk me punon ne iphone 4 cfar mund te bej a ka mundesi nje pergjigje
ReplyDelete