Kemi folur edhe në të kaluarën për teknologjinë Liquipel, që është në gjëndje të bëjë të papërshkueshëm nga lëngjet çdo lloj iPhone, dhe sot në CES 2013 në Las Vegas, kemi mundësinë të admirojmë gjeneratën e re të këtij trajtimi kaq të veçantë.

Liquipel 2.0 prezantohet si një trajtim 100 herë më i rezistueshëm në krahasim me versionin e vjetër dhe  është në gjëndje të sigurojë funksionimin e iPhone deri në një metër ujë, për 30 minuta. Ky trajtim është edhe më efikas pasi mbron çdo pjesë të pajisjes.

Nga testimet e bëra, Liquipel 2.0 duket se funksionon korrektësisht, dhe tani kompania po i ofron mundësinë e përdorimit të këtij trajtimi shumë kompanive të tjera. Liquipel, pasi vendoset në një iPhone është krejtësisht i padukshëm  po ta shohim me sy të lirë. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

3 comments:

  1. Po a eshte e vertete se edhe po hyri iphone 5 ne nuk do e gjej asgje apo e kunderta

    ReplyDelete
  2. Duron per disa minuta se po ndejti per shume kohe prishte. Pra varet sa qëndron në ujë. Në përgjithësi vështirë është të mos prishet. :-)

    ReplyDelete