Në këto ditë kanë filluar thashethemet e para për iPhone-nin e ardhshëm i cili, sipas zërave, do të prezantohet në Qershor të këtij viti. Tjetër detaj në lidhje me këtë produkt,  për të cilin po flitet në rrjet, është dimensioni i ekranit. Sipas një nga website-eve më të mëdha Kinezë, iPhone i ardhshëm do të ketë një ekran me dimensione rreth 5 inch.

Pra përveç zërave të cilat flasin për një iPhone ekonomik, por vetëm në disa shtete të botës, tani janë shtuar së tepërmi zërat që flasin për dimensionin e ekranit të produktit të ardhshëm Apple. Tjetër kuriozitet që mund të lexohet është fakti që Apple do të rinovojë komplet dizajnin e iPhone. Pra siç shihet në të ardhmen Apple do të sjell mjaft inovacion. Ne ju ftojmë të na ndiqni në artikujt e mëtejshëm. /iPhoneAlbania

Kategoritë: ,

0 komente:

Post a Comment