Kemi lexuar disa komente në blogun tonë por edhe në forum na kanë shkruar disa lexues të faqes tonë se kanë një problem me Personal Hotspot. Ky funksion disave nuk i shfaqet fare, dhe kjo ndodh shpesh pas një restore apo update të iPhone. Arsyen e këtij problemi ne nuk dimë, megjithatë do ju propozojmë një zgjidhje mjaft të thjeshtë.

Shkoni tek Settings dhe më pas tek “General” dhe aty shtypni “Reset Network Settings”. Tani kthehuni prapa tek Settings dhe duhet t'ju shfaqet funksioni Personal Hotspot. Kur të bëni këtë veprim do të humbisni passwordin e WiFi që keni ruajtur, kështu që do ju duhet ta rivendosni, po ashtu edhe DNS settings, po besoj se nuk do të jetë problem për juve.

Një tjetër mundësi është edhe të rivendosni emrin e access point nëpërmjet Internet Tethering settings. Mund ta bëni atë duke shkuar tek Settings > General > Network > Cellular Data, kontrolloni për “Internet Tethering” për APN,  dhe vemdosni emrine access point. Nuk ka nevojë për username apo  password.

Nëse e keni pasur edhe ju një problem të tillë, ose dëshironi të na propozoni ndonjë zgjidhje tjetër, ju ftojmë të komentoni më poshtë. /iPhoneAlbania

9 comments:

  1. Po kjo eshte vetem per iphone 4 apo 4s?

    ReplyDelete
  2. Mund te me shpjegoni se perse esht ky opsion dhe ai VPN se nuk di per cfar jan.

    ReplyDelete
  3. Ky opsion shërben për ta përdorur iPhone si një router dhe për shpëndarë internetin me anë të WiFi, në mënyrë që të lidhesh nga pajisjet e tjera.

    ReplyDelete
  4. une e rregullova krejt, po kur e preki set up a personal hotspot po ma qet - to enable Personal Hotspot on this account, contact carrier. qfar duhet qe te bej??

    ReplyDelete
  5. emrine access point,si eshte per operatoret tane p.sh. per EAGLE

    ReplyDelete
  6. Mos ke ndonje operator qe ta bllokon hotspot, provo te kontaktosh sherbimin e klientit dhe te informohesh!

    ReplyDelete
  7. i dhashe reset network settings po prap nuk del.kurse ket menyren e dyt spo e kuptoj fare a di njeri me e shpjegu tamom se cfare emri duhet me vu ke APN-ja??

    ReplyDelete
  8. wireless eshte shume i dobett ndosht dhe nuk kap..fare ,,,qe kur i kam ber update ?? mund te me ndimoj dikush

    ReplyDelete