Jailbreak, Redsn0w, Cydia, Ultrasn0w... këto emra ju kujtojnë gjë? Me shumë mundësi pjesa më e madhe nga ju e di se për çfarë e kemi fjalën, por ndonjë tjetër ndoshta jo. iPhoneAlbania ka vendosur t'ju sjellë në formën e një alfabeti, të gjitha gjërat më interesante që duhet të dini rreth botës së jailbreak. Nëse i keni bërë jailbreak tani vonë pajisjes tuaj, ose keni ndërmënd të bëni një gjë të tillë por nuk keni informacionet e duhura, atëherë nuk duhet ta humbisni këtë artikull!

Absinthe: një ndër programet më të ri që bën të mudur jailbreak. I zhvilluar nga Chronic-Dev Team me një kontribut të veçantë edhe nga Pod2G, Absinthe ka bërë të mundur jailbreak për të gjitha pasjisjet me iOS 5.1.1

BlackRa1n: një nga programet më të famshëm për jailbreak. I zhvilluar nga George Hotz (Geohot), BlackRa1n i ka mundësuar me miliona përdoruesve të bëjnë jailbreak të firmware 3.1 dh 3.1.2 në iPhone dhe iPod touch.

Cydia: alternativa e App Store për pajisjet jailbroken. E krijuar nga Saurik, aty mund të gjeni disa tweak, tema, widget që nuk lejohen në App Store. Pasi të keni kryer jailbrek, Cydia do të jetë programi i vetëm që do të ndryshojë pajisjen tuaj nga ato që kanë një firmware të pa zhbllokuar.

Deb: file debian (.deb) janë ato file që mund të instalohen në pajisjet iOS jailbroken. Normalisht ato mund ti gjeni në Cydia për të thjeshtuar proçesin e instalimit, përndryshe, do të kërkohej përdorimi Mobile Terminal, që nuk është aq komod sa Cydia.

GreenPois0n: është programi i parë që bën jailbreak i zhvilluar nga Chronic-Dev Team. GreenP0ison është realizuar për të bërë jailbreak të iOS 4.2.1 në të gjitha pajisjet Apple.

iFaith: një program i zhvilluar nga iH8sn0w që bën të mundur ruajtjen e çertifikatave SHSH edhe të versioneve të firmware të mbyllur nga Apple. Mund të ruajmë çertifikatat SHSH të versionit që kemi të instaluar në iPhone për ti bërë më pas restore të njëjtit version.

Jailbreak: veprim që kryen një bypas të limiteve të caktuara nga Apple në iOS për ti ofruar të gjithë përdoruesve kontroll të plotë të pajisjeve të tyre, duke e personalizuar atë me tema dhe tweak nga më të ndryshmit.

LimeRa1n: lejonte jailbreak të iOS 4.1 dhe versioneve të tjera. Exploit LimeRa1n reagon në të gjitha pajisjet iOS me përjashtim të atyre që kanë chip A5 ose më të ri.

PwnageTool: PwnageTool është një tjetër program për jailbreak që ka bërë historinë. I zhvilluar edhe ky nga Dev-Team, PwnageTool bën të mundur jailbreak të pajisjeve iOS nëpërmjet krijimit të një custom firmware, një veprim mjaft i rëndësishëm për të gjithë ato që dëshirojnë të ruajnë basebandin e një iPhone (Sim-locked) të bllokuar me një operator të huaj.

RedSn0w: pa dyshim programi më i njohur dhe më i përdorur për të bërë jailbrek. I zhvilluar nga Dev-Team, Redsn0w është kthyer në programin më popullor që nuk duhet të mungojë në kompjuterin tuaj.

SHSH: çertifikatat SHSH janë të domosdoshme për të kryer downgrade nga një version më i ri i iOS në një version më të vjetër. Janë mjaft të rëndësishëm nëse ju instaloni një version të iOS për të cilin nuk ka jailbreak, dhe mund të ktheheni mprapa tek një version tjetër. Këto file mund të ruhen nëpërmjet Cydia (në mënyrë automatike në versionet e fundit të iOS9 ose manualisht me anë të TinyUmbrella.

Tethered: jailbreak i tipit tethered ndryshon nga ai untethered pasi duhet të lidhni pajisjen tuaj me kompjuterin për ta rindezur. Duhet të shtypni butonin "Boot Tethered" nëpërmjet programit Redsn0w, ndërsa jailbreak untethered nuk ka nevojë për këto veprim, fiket dhe ndizet pa problem.

UltraSn0w: programi aktual për të bërë unlock, dmth zhbllokimin e kartës, të iPhone SIM-locked që janë të bllokuar me një operator të huaj. Ultrasn0w mund të instalohet nga Cydia.

WinterBoard: platforma kryesore për të personalizuar iPhone me tema të veçanta. WinterBoard është realizuar nga Saurik dhe lejon instalimin e temave në iPhone jailbroken. Në Cydia gjenden me mijëra tema kompatibël me WinterBoard.

Këto janë gjërat bazë të jailbreak që seicili nga ju duhet ti dijë. Ju ftojmë të kometoni më poshtë dhe të na thoni mendimet tuaja. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment