Siç e dini edhe ju, tashmë App Store ka mbërritur edhe në vendin tonë dhe tani është e mundur të krijojmë një account Apple ID duke zgjedhur Shqipërinë si shtet dhe duke vendosur të gjitha të dhënat tona të sakta, nuk do të kemi më nevojë të përdorim adresa fallso të vendeve të tjera europiane. Edhe ato që kanë dëshirë të blejnë aplikacioni në App Store, tani do të kenë mundësinë të përdorin kartat e kreditit shqiptare, gjë që nuk ishte e mundur më përpara.
Mbërritje e App Store në Shqipëri mund të duket si pa vlerë për shumë përdorues shqiptarë, sidomos për ato që ndodhen jashtë shtetit, por nuk është ashtu pasi do të ketë shumë avantazhe, duke filluar që nga mundësi e krijimit të një accounti shqiptar që e përmendëm edhe më lart, por edhe seleksionimi i aplikacioneve sipas interesit të publikut shqiptar. Por le të shpjegojmë më mirë se si të krijojmë një account Apple ID duke zgjedhur Shqipërinë si shtet kryesor.
1. Së pari duhet të hapni aplikacionin App Store nga iPhone dhe tek menuja "Featured" të shkoni deri në fund, aty ku shkruan "Sign in", klikoni sipër dhe do ju hapet një dritare si më poshtë.
2. Klikoni për të krijuar një account të ri Apple ID dhe më pas ndiqni hapat.
3. Këtu vjen pjesa e rëndësishme për ne, zgjedhja e shtetit. Normalisht duhet të zgjedhni "Albania".
4. Tani duhet të konfirmoni kushtet e pranimit të lloharisë tuaj të re. Shtypni "Agree".
5. Më mas duhet të vendosni emailin tuaj dhe një password që duhet të jetë minimumi me 8 karaktere dhe shkronja e parë duhet të jetë e madhe dhe passwordi duhet të përmbajë të paktën një numër. Si për shembull: Iphonealbania06
6. Dhe hapi i fundit, më i rëndësishmi. Duhet të vendosni të dhënat e kartës tuaj të krditit, emrin, mbiemrin dhe adresën tuaj të saktë në Shqipëri.
7. Nëse keni bërë çdo gjë në rregull, Apple do ju dërgojë një email ku duhet të konfirmoni llogarinë tuaj që sa po krijuat.
Kjo ishte mënyra e krijimit të një Apple ID direkt nga iPhone. Por nëse nuk keni një kartë krediti, atëherë duhe të regjistruheni direkt nga iTunes, pasi në atë mënyrë është e mundur të krijoni një account edhe pa pasur një kartë krediti.
Në fillim duhet të klikoni tek një aplikacion falas, ti klikoni për ta shkarkuar dhe më pas mund të filloni rregjistrimin. Më pas fusni të dhënat tuaja, dhe tek hapi ku kërkohet karta e kreditit mund të zgjedhni none (asnjë) nëse ju nuk keni një të tillë ose nr e kartës në rast të kundërt. Më pas duhet të vendosni të dhënat tuaja, adresën dhe pastaj të konfirmoni account-in nga emaili që do ju dërgojë Apple. Gjithashu mund të lexoni edhe guidën tonë + video, nëse keni dëshirë të zgjedhni ndonjë shtet tjetër. /iPhoneAlbania
Mbërritje e App Store në Shqipëri mund të duket si pa vlerë për shumë përdorues shqiptarë, sidomos për ato që ndodhen jashtë shtetit, por nuk është ashtu pasi do të ketë shumë avantazhe, duke filluar që nga mundësi e krijimit të një accounti shqiptar që e përmendëm edhe më lart, por edhe seleksionimi i aplikacioneve sipas interesit të publikut shqiptar. Por le të shpjegojmë më mirë se si të krijojmë një account Apple ID duke zgjedhur Shqipërinë si shtet kryesor.
1. Së pari duhet të hapni aplikacionin App Store nga iPhone dhe tek menuja "Featured" të shkoni deri në fund, aty ku shkruan "Sign in", klikoni sipër dhe do ju hapet një dritare si më poshtë.
3. Këtu vjen pjesa e rëndësishme për ne, zgjedhja e shtetit. Normalisht duhet të zgjedhni "Albania".
4. Tani duhet të konfirmoni kushtet e pranimit të lloharisë tuaj të re. Shtypni "Agree".
puna esht si ta krijojm pa kart kreditit po me kart dihet ajo, car ironie ne ne shqiperi na kerkojn kart kurse po ta bosh ke us ke dhe opsionin none , ne jemi me te pasur se amerikanet
ReplyDeleteMund ta bësh edhe falas po duhet ta bësh procedurën e rregjistrimit nga pc jo nga iPHone. përndryshe ste del opsioni "none"
ReplyDeleteedhe me pc , same shit , nje her qe gjejm nje gje shqip dhe ath duhet me paguar se ne shqiptaret te gjith me 3-4 karta viza jemi te gjithe ,
ReplyDeletespo bon bre te karta e kreditit spo am qet none :@
ReplyDeleteDuhet të klikosh tek një app falas për ta shkarkuar dhe më pas të nisës regjistrimin, do ta shohësh që të del opsioni None!
ReplyDeletea ka mundsi me ma hap 1 account se spom bon ju lutem
ReplyDeletetung dendi sa po e hapa account-in e ri nuk di ku te hyj ta gjej emailin e derguar nga apple per konfirmim te lutem me trego ku ta gjej emailin e konfirmimit, flm per mirkuptim.
ReplyDeleteTë dërgohet tek emaili yt personal me të cilin je regjistruar
ReplyDeletea bon me ma qel ti njo
ReplyDelete