Nav4D Albania, është aplikacioni i parë low cost? Pse të paguani për gjithmonë kur keni nevojë për një navigator vetëm për pak kohë? Nav 4D është një produkt i ri dhe me një çmim mjaft të ulët. Është një program që ofron navigim satelitor GPS dhe shumë shërbime të tjera. Navigim Turn by turn dhe ka një menu të vetëm që i ofron përdoruesit të gjitha informacionet e nevojshme për të udhëtuar.


Nav4D është një mënyre e re navigimi dhe do të kthehet në një mik të domosdoshëm gjatë udhëtimeve tuaja. I studiur për tërhequr të gjithë, ndërfaqja e tij grafike dhe dezajni janë pikat më të forta. Një navigator ideal për të gjithë përdoruesit shqiptar të iPhone, pasi ka një suport të plotë të hartave, rrugëve dhe trafikut të vendit tonë.


Karakteristikat kryesore të programit:
  • Instruksione vokale
  • Një ndërfaqe grafike të punuar enkas për iPhone
  • Funksione multitouch dhe zoom
  • Harta të cilësisë së lartë në 2D dhe 3D
  • Navigim ditën dhe natën
  • Motor kërkimi inteligjent
  • Menaxhim të të preferuarave dhe lokalizimin e vendndodhes
  • Planifikim i udhëtimit
  • Integrimi me facebook
  • Pay per use, liçencë fillestare Routing për ta përdorur për një muaj me mundësinë për të blerë një leçensë të përhershme më vonë.
  • Liçensë të përhershme Map Viewr

Nav4D Albania - Low Cost është e disponueshme në App Store me çmimin 1,59€ për një muaj, por mund të bëhet edhe abonim 1 vjetor me anë të In app purchase. Është kompatibël me iPhone 3GS, iPhone 4, iPhone 4S, iPod Touch (gjenerata 3-të), iPod touch (gjenerata e 4-të) dhe iPad. Kërkon iOS 4.1 ose një version më të ri. Është e disponueshme në disa gjuhë: anglisht, italisht, frengjisht, spanjisht, gjermanish dhe portugalisht. /iPhoneAlbania

1 comment:

  1. Bravo, pune e madhe do aplikoj tani ne iphonin tim

    ReplyDelete