AMC mban premtimin! Kështu e konsideron hedhjen në treg të tabletit AMC | Z9, pajisjes më të re teknologjike të AMC që ndjek prirjet e sotme botërore, zoti Armand Shkëmbi, përgjegjës për teknologjitë e reja në dyqanet AMC. Platforma 3G nga AMC është konkretizuar me disa produkte, si smartphone AMC | Z1, largimi optimal nga telefonat e zakonshëm dhe i famshmi iPhone 4S, për të cilin Apple Inc i ka dhënë kësaj kompanie ekskluzivitetin e shpërndarjes në Shqipëri. Ndërsa tableti AMC | Z9 është krejt ndryshe.

“Sollëm produktet e para 3G dhe premtuam të tjera. Tani abonentëve tanë u paraqesim tabletin AMC | Z9. Është një aparaturë 3G e mirëpajisur falë të cilës shijohen plotësisht të mirat e internetit të shpejtë në celular”, thotë zoti Shkëmbi. Për më tepër, tableti vjen me çmime të leverdishme bashkë me planet tarifore përkatëse, si dhe me oferta për abonentët e rinj apo ekzistues të AMC, me parapagesë dhe me kontratë.

Çfarë është ky tablet? AMC | Z9, ashtu si shumë tabletë, është më i vogël dhe më i lehtë se laptopi dhe më i madh se smartphone. Përdoret me shumë lehtësi. Mund të futet në xhepat e mëdhenj dhe mund të transportohet me shumë lehtësi, për shkak të peshës së vogël, vetëm 389 g. Për më shumë informacion dhe për të njohur tarifat, mund të vizitoni faqen zyrtare të AMC.

0 komente:

Post a Comment